Macron sfidon Izraelin? “Njohja e shtetit palestinez, detyrim moral dhe politik”!

30/05/2025 11:57

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi nga Singapori, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, se njohja e një shteti palestinez është sot jo vetëm një “detyrim moral”, por edhe një domosdoshmëri politike.

Macron, i cituar nga media e njohur France 24, është se vendet europiane duhet të forcojnë qëndrimin kolektiv kundër Izraelit nëse nuk ka përmirësim urgjent të situatës humanitare në Rripin e Gazës.

Duhet të veprojmë në orët dhe ditët në vijim”, mësohet të ketë thënë ai, teksa trysnia ndërkombëtare ndaj shtetit hebre sa vjen e rritet, mes situatës katastrofike humanitare të Gazës. Shefi i Elizesë paralajmëroi se nëse nuk ka reagim të duhur nga ana e Tel Avivit, Europa duhet t`i japë fund iluzioneve se të drejtat e njeriut në enklavë po respektohen, dhe të marrë masa për vendosje sanksionesh. Macron nënvizoi sidoqoftë se njohja e një shteti palestinez duhet të vijë me kushte, përfshirë çarmatosjen e Hamasit dhe njohjen e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar dhe për t’u mbrojtur.

Deklarata e tij vjen nga një turne diplomatik në Azinë Juglindore, që fillimisht e çoi në Vietnam e Indonezi. Pak më herët, Macron kishte lëshuar së bashku me presidentin indonezian Praboëo Subianto, një deklaratë të përbashkët kundër planeve izraelite për të marrë kontrollin e Gazës dhe çdo përpjekjeje për të “shpërngulur me forcë popullin palestinez nga ai që e quanin “atdheu i tyre”.

Top Channel