Ndihmësi i kryeministrit britanik kapet duke përdorur ChatGPT për fjalimet e Burnham, ironizon opozita: Kjo tregon pse qeveria është kaq e paaftë 15/11 15:50
Presidenti rus, Vladimir Putin aktualisht nuk planifikon të zhvillojë një bisedë tjetër me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
Dje presidenti i SHBA-së tha thënë se Putin mund të jetë duke i vonuar qëllimisht negociatat që synojnë arritjen e një armëpushimi në Ukrainë, duke shprehur zhgënjim për bombardimet e fundit ruse në Ukrainë.
“Do të zbulojmë nëse ai po na manipulon apo jo. Dhe nëse po, ne do të veprojmë ndryshe”, tha Donald Trump.
Lidhur me negociatat e armëpushimit, Peskov vuri në dukje sot se bisedimet me Ukrainën u propozuan në Stamboll më 2 qershor, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Kievi.
Top Channel