Kosova në krizë politikë, dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit
29/05/2025 11:36
Ka dështuar për të 23-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
As këtë të enjte nuk pati kuorum për vendimmarrjen mbi komisionin për votimin e fshehtë.
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të kërkojë ndërrimin e emrit të kryeparlamentarit në mënyrë që të zhbllokohet Kuvendi.
Procesi ka mbetur i bllokuar për shkak të mungesës së votave të pamjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, që doli forcë e parë nga zgjedhjet dhe është në koalicion me Guxo dhe Alternativën, nuk po arrin të sigurojë shumicën absolute prej 61 votash për të emëruar Albulena Haxhiun në postin e kryeparlamentares.
Top Channel