Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Besnik Bislimi: Vetëvendosje tani nuk ka nevojë për partnerë!

29/05/2025 14:41

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, i cili është njëkohësisht drejtues i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, foli për DW nga Aacheni i Gjermanisë, ku befasoi me pohimin e tij se “Kosova nuk ka krizë qeveritare në Kosovë por ka pengesa në zgjedhjen e kryesuesve të Kuvendit”.

Fajin për situatën e krijuar, ai e gjen vetëm tek partitë e opozitës që refuzojnë votimin në Kuvend. I pyetur nga Deutsche Welle, se me cilët partnerë LVV do ta tejkalojë bllokadën në Kuvend, ku as pas 23 vazhdimesh nuk ka zgjedhje të kryetares së propozuar Albulena Haxhiu, Bislimi insistoi se kërkesat e opozitës janë të pakuptimta.

Ne në fakt nuk kemi krizë qeveritare. Qeveria është në detyrë. Ajo po pret qeverinë e re që do të jetë pak a shumë me përbërje të ngjashme me atë të vjetrën. Ajo ku për momentin kemi ngecur është te konstituimi i Parlamentit, për të cilin si duket ka interesim të disa subjekteve politike që ta bllokojnë, duke paraqitur kërkesa që janë të pakuptimta dhe nuk i ndihmojnë shëndetit të demokracisë në Kosovë”, theksoi ai.

Pyetjes se cilët janë partnerët e preferuar të LVV-së për tejkalimin e bllokadës në parlamenti, ai iu përgjigj duke thënë se “tani Kuvendi është i 120 deputetëve dhe duhet të konstituohet nga 120 deputetë. Aty nuk ka nevojë për partnerë. Secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë”.

Bislimi konsideron se me paraqitjen e propozimit të saj, LLV-ja e ka kryer pjesën e punës që i takon, por janë partitë e tjera që duhet të votojnë dhe të ndihmojnë në konstituimin e Kuvendit”.

 

Top Channel