
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka pezulluar vakancën për zëvendësimin e gjyqtares së dorëhequr Aida Toska.
KED zhvilloi sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi ecurinë deritanishme të procedurës së verifikimit të kushteve ligjore për kandidatët e paraqitur për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 30 shtator 2024.
“Gjatë fazës së verifikimeve, u konstatua se numri i kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore ka rënë nën pragun minimal të parashikuar prej tre kandidaturash. Në respekt të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, si dhe në zbatim të vendimit nr. 84/2024 të Gjykatës Kushtetuese që thekson rëndësinë e përtëritjes së rregullt të kësaj gjykate, një herë në tre vjet, Këshilli vendosi si më poshtë: Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur më 30.09.2024”, thuhet në vendimin e marrë nga Këshilli me 8 anëtarë dhe i drejtuar nga Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë.
Top Channel