
Hamasi njoftoi se ka marrë dhe po studion propozimin e fundit të SHBA-së për një armëpushim në Gaza.
Sipas deklaratës së organizatës, propozimi u paraqit nga ndërmjetësit dhe tani po vlerësohet nga udhëheqësit e saj.
Në të njëjtën kohë, udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid, i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu që të pranojë menjëherë propozimin e ri amerikan, i cili u hartua nga i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff.
“Izraeli duhet të pranojë publikisht dhe pa vonesë kornizën e paraqitur këtë mëngjes nga ndërmjetësi amerikan Steve Witkoff”, shkroi Lapid në një postim në platformën X.
Në fakt, ai i kujtoi Netanyahut se ka një “rrjet sigurie të plotë” nga opozita për të mbështetur miratimin e planit, edhe nëse ministrat Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich përpiqen ta bllokojnë atë.
Top Channel