
Filmi ikonik Mission Impossible, i cila kulmon këtë vit me të shumëpriturin The Final Reckoning, ka qenë një aventurë jetësore për Tom Cruise.
Në një postim emocionues në rrjetet sociale, aktori 62-vjeçar bëri një reflektim të ndjerë mbi rrugëtimin e tij si yll dhe producent i serisë së suksesshme filmike. Ai shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
“Më shumë se 30 vjet më parë, fillova udhëtimin e prodhimit të filmit tim të parë, Mission: Impossible,” shkruan Cruise.
“Që atëherë, këto tetë filma më kanë udhëhequr në aventurën e jetës. Faleminderit regjisorëve, aktorëve, artistëve dhe teknikëve të jashtëzakonshëm nga e gjithë bota që ndihmuan t’i jepnim jetë këtyre historive. Ishte një privilegj të punoja me ju. Më e rëndësishmja, dua të falënderoj publikun. Jemi të emocionuar të ndajmë Llogarinë Finale me ju.”
Me këtë mesazh të ngrohtë dhe personal, Cruise ndan jo vetëm historinë e një suksesi kinematografik, por edhe ndjeshmërinë e një artisti që vlerëson çdo hap të këtij udhëtimi 30-vjeçar.
Top Channel