
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, tha se situata në Gaza mbetet shqetësuese gjatë prezantimit të planit për rajonin e Detit të Zi.
“Situata në Gaza mbetet e tmerrshme. Sulmet e Izraelit në Gaza shkojnë përtej asaj që është e nevojshme në luftën kundër Hamasit”, tha Kallas.
Ajo tha se “anashkalimi i misioneve të ndihmës nga OKB-ja minon parimet humanitare”, ndërsa iu referua gjithashtu rreziqeve të përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve.
Kallas u pyet nga gazetarët në lidhje me shqyrtimin e marrëveshjes së tregtisë dhe bashkëpunimit me Izraelin nga BE-ja, për shkak të sulmit të zgjeruar në Gaza, duke thënë se është vendosur të fillojë procesi i rishikimit të paktit.
“Ne patëm një diskutim shumë intensiv me ministrat e jashtëm dhe vendosëm të fillojmë shqyrtimin”, tha ajo, duke theksuar se diskutimi përkatës me ministrat e jashtëm do të zhvillohet në qershor dhe atëherë do të paraqiten propozimet e saj përkatëse.
Top Channel