
Martin Scorsese dhe Leonardo DiCaprio po bashkëpunojnë për të prodhuar filmin e ri aksion “Carthage Must Be Destroyed”.
Skenaristi i filmit “Ocean’s Eleven”, Ted Griffin, po shkruan skenarin dhe do të bëjë debutimin e tij si regjisor i filmit me metrazh të gjatë.
Filmi aksion-thriller flet për “një endacak i cili përfundon në një qytet industrial në rënie, i cili “drejtohet” nga bota e tij kriminale”. Duke përdorur trurin dhe pushtetin, ai mbjell mosbesim dhe krijon kaos me qëllim çmontimin e strukturës së korruptuar të pushtetit.”
Martin Scorsese, Leonardo DiCaprio Head Producers Behind Ted Griffin-Helmed ‘Carthage Must Be Destroyed' https://t.co/Vyi5R9QVfl
— Deadline (@DEADLINE) May 27, 2025
Verdi Productions dhe Ketchup Entertainment po financojnë filmin, ndërsa krijimi i kastit të aktorëve është në proçes. Xhirimet janë planifikuar të fillojnë në tetor në Rhode Island.
Presidenti i Verdi Productions e quajti filmin “një projekt dinamik”. “Është kënaqësi të punoj me Martyn dhe Leon, pasi ekipi ynë i jashtëzakonshëm i prodhimit do ta çojë këtë projekt në nivele të tjera”, shtoi Chad A. Verdi në Deadline.
Top Channel