
Kremlini ka akuzuar kancelarin gjerman, Friedrich Merz për nxitjen e mëtejshme të luftës në Ukrainë.
Reagimi i Kremlinit u nxit nga marrëveshja gjermano-ukrainase për prodhimin e armëve me rreze të gjatë veprimi, e njoftuar nga Friedrich Merz. Duke e karakterizuar vendimin e Berlinit si të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm, Rusia thekson se rezultati i vetëm i marrëveshjes është nxitja e mëtejshme e luftës në Ukrainë.
Një marrëveshje dypalëshe mbi bashkëpunimin midis industrive të mbrojtjes gjermane dhe ukrainase në prodhimin e sistemeve të armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë u njoftua në një takim midis Merz dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskysot në Berlin.
“Ky është një trend shumë i rrezikshëm, një qëndrim i papërgjegjshëm që Gjermania po mban”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Lidhur me një raund të ri negociatash midis Moskës dhe Kievit, Peskov theksoi se ato mund të zhvillohen përsëri në Stamboll.
Top Channel