
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paraqiti një propozim për një takim trepalësh midis tij dhe presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Në të njëjtën kohë, ai u ankua se Rusia ka grumbulluar 50,000 ushtarë në kufirin me Ukrainën veriore.
“Forcat më të forta të Kremlinit janë aktualisht në vijën e frontit në Kursk, në Rusinë perëndimore. Rusia dëshiron një zonë sigurie prej rreth gjashtë miljesh.”, u shpreh Zelensky.
Ai shtoi, megjithatë, se Kievi ka marrë masa për të parandaluar Moskën nga kryerja e një ofensive në shkallë të gjerë në rajon.
“Forcat e tyre më të mëdha dhe më të forta janë aktualisht në frontin e Kurskut për të shtyrë forcat tona dhe për të përgatitur veprime ofensive kundër rajonit Sumy”, përfundoi duke thënë Zelensky.
Top Channel