Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Seanca ndaj Festim Bexhdilit, SPAK: Ka pasur EncroChat! Rrëzohen kërkesat për…

28/05/2025 11:23

Në gjykatën e Apelit të Posaçëm po zhvillohet procesi ndaj Festim Bexhdilit i dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Bexhdili ishte dënuar me burg përjetë, por vendimi u prish nga Gjykata e Lartë dhe çështja u kthye për rigjykim, raporton për Top Channel, gazetarja Anila Hoxha.

Avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepin.

Mësohet se SPAK pretendon se Bexhdili ka pasur një celular Encro Chat, por nuk është zbërthyer, por4 Bexhdili pretendon se nuk ka përdorur Encrochat

Avokati thotë se janë zbërthyer komunikimet në SKY ECC dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilit. Komunikimet e Hajrit janë me të pandehurin Dritan Funiqi, i cili udhëzon që Festim Bexhdili të mbyllë gojën.

Më tej avokati ka kërkuar thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike. Po ashtu avokati kërkoi pyetjen e një shtetaseje të identifikuar si Enxhi, raporton gazetarja.

Prokurorja Elida Kaçkini deklaron se janë sekuestruar dy celularë njeri prej tyre është i enkriptuar gjatë momentit të arrestimit të Bexhdilit.

Bexhdili nuk ka komunikime me Altin Hajrin dhe Gentian Docin Funiqin për shkak se telefoni i enkriptuar ishte ndërkohë i sekuestruar, mëson TCh.

Pjesë nga seanca:

Kackini: Avokati po tenton te shmangë faktin se Bexhdili ka përdorur telefon të enkriptuar në një kohe që ne si prokurori e kemi të provuar që e ka përdorur. Këtë e pranon dhe dëshmitarja Enxhi e cila është lidhje shoqërore e Bexhdili.

Bexhdili është pjesë e grupit kriminal dhe nuk është gjendur rastësisht në vendin apo kohën e gabuar.

Avokati: Ekspertojeni telefonin dhe na sillni prova, te sqarohet nëse Bexhdili ka apo jo komunikime, për të krijuar bindje të plotë duhen prova të reja. Duhet zbërthyer telefoni dhe të konfirmohet nëse ka ose jo komunikime.

Prokuroria provokon të pandehurin.

SPAK: Parashikon ligji, ne i kemi bërë me dije të drejtat procedurale për të bashkëpunuar me drejtësinë.

 

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi lidhur me kërkesat e bëra nga avokati i Festim Bexhdilit të rrëzojë kërkesën për pyetjen e dëshmitares Enxhi. Edhe lidhur me kerkesën e dytë për marrjen e një eksperti IT që të interpretojë pamjet filmike u vendos rrëzim.

Avokati kërkon ti vihen në dispozicion pamjet filmike.

Gjykata e Apelit të Posaçme vendosi të pranojë kërkesën e Ilir Muratit për vënien në dispozicion të pamjeve po ashtu gjykata urdhëron shoqërimin e Aldo Majnishtës dhe Dritan Rexhepit të cilët do të pyeten në procesin ndaj Bexhdilit dhe shtyn procesin për në datë 12 qershor.

Top Channel