Inside Story/ “Tarifa ime është 3%, s’ka nevojë për bujë”, i infiltruari që zbërtheu grupin ‘Crypto’ të parave të dyshimta Disa vite më parë, Kadastra publikoi një listë të zezë të kompanive të ndërtimit të cilat kishin braktisur pallatet apo mashtronin me shitjet e apartamenteve duke lënë mes 4 rrugëve mjaft qytetarë.
Qarkorja njoftonte pushtetin lokal dhe institucionet e linjës të refuzonin dhënien e lejeve të reja derisa këto kompani të përmbushinin detyrimet, por, situata mbeti po e njëjtë.
Qindra familje enden dyerve të institucioneve dhe drejtësisë për të kërkuar zgjidhje pasi ranë në kurthet e ndërtuesve mashtrues.
Nga shitja shumëfishe e apartamenteve, tek braktisja e pallateve pa përfunduar ndërtimet dhe procesi i kolaudimit.
Çfarë ndryshoi ligji për të drejtë ne vetëdeklarimit të qytetarëve të pallateve të braktisura? A arritën të gjithë të marrin zgjidhje dhe të pajisen me dokumentet e pronësisë…?!
Top Channel