
Bota po përballet me një kërcënim të ri ndaj luftës kundër krizës klimatike, jo më mohim shkencor, por një sulm të koordinuar ndaj idesë së riorganizimit ekonomik për të reduktuar emetimet e karbonit.
Këtë paralajmërim e ka dhënë André Corrêa do Lago, diplomati brazilian dhe drejtuesi i samitit të Kombeve të Bashkuara për klimën, COP30, që do të mbahet këtë vit.
Sipas Corrêa do Lago, sfida më e madhe që do të përballet gjatë punës së tij është kundërshtimi i grupeve me interesa të ngushta që përpiqen të bllokojnë politikat klimatike që synojnë transformimin e ekonomisë globale drejt një modeli me emetime të ulëta karboni.
“Po përballemi me një lloj të ri kundërshtimi ndaj veprimeve klimatike. Nuk është mohim i shkencës së klimës, por një mohim ekonomik,” tha ai në një intervistë ekskluzive për Guardian. “Ky mohim ekonomik është po aq i rrezikshëm sa dhe më i vështirë për t’u adresuar, sepse synon të pengojë ndryshimet e nevojshme në mënyrën se si funksionon ekonomia globale.”
Ky fenomen përbën një sfidë serioze për përpjekjet globale për të ndalur ndryshimet klimatike, dhe sipas Corrêa do Lago, mund të shkaktojë vonesa të konsiderueshme në zbatimin e politikave urgjente që kërkon planeta jonë.
Top Channel