“Jemi bërë si autoshkollë”, Beqaj: S’bëj dot mbrojtje pa akuzë të shkruar! GJKKO pranon kërkesën e të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar

28/05/2025 14:35

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga seanca e radhës e dosjes “Sterilizimi”.

Ilir Beqaj: Unë i kam kërkuar Spak një vendim disa herë, por nuk na e dha. E siguruam më pas nga Kuvendi, që na e dha, pasi ju kishte shkuar në materialet e komisionit hetimor. Bëhet fjalë për vendimin e pushimit të një procedimi penal të prokurorit të Tiranës, Endrit Bimi, që për mua është vendim pafajësie. I kujtoj gjykatës, që një nga rekomandimet e qeverisë të paraqitura nga ministri i drejtësisë në Prokurorinë e Përgjithshme ishte: Sundimi i ligjit kërkohet respektimi strikt i të drejtave proceduriale të të pandehurve.

Ilir Beqaj: Mbrojta ime ka marrë një përgjigje nga zoti Kondili si prokuror i çështjes për një kërkesë që i kemi bërë SPAK. Unë kam kërkuar nga SPAK që të marrë një vendim të 2017 nga prokuroria e krimeve të rënda ndërsa tani SPAK. E kam bërë disa herë këtë kërkesë.  SPAK nuk ma vendosi në dispozicion, e gjeta tek Kuvendi kërkoj vendim që shkoi tek kuvendi për komisionin hetimor. Vendimi ka të bëj me një vendim të prokurorisë së Tiranës për pushim të çështjes për dosjen e sterilizimit. Prova të pafajësisë sipas meje nuk i shqyrton organi procedues, e ka detyrim ligjorë të kërkoj si prova për fjalinë ashtu edhe për pafajësinë një të pandehuri. Dua që ky vendim të merret nga gjykata dhe të shqyrtohet si provë.

Gjykata e Posaçme dëgjoi kërkesat paraprake të palëve dhe të Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri, Nail Ajazi për gjykim të shkurtuar.

SPAK nuk ka argumentim ligjor për të cilësuar të pavlefshëm vendimin e seancës paraprake. Ndërsa për kërkesat për gjykim të shkurtuar dhe ndarje të çështjes është e drejtë.

Gjykata e këshilluar në vend vendosi të hapë shqyrtimin gjyqësore dhe i jep fjalën prokurorisë për të relatuar kërkesën për kalimin e çështjes për gjykim. Prokurori theksoi se “ne jemi njohur me vendim e gjyqtarit të seancës parapake ne kërkojmë që kjo çështje të kaloj më të njëjtat ndryshime që bëri gjyqtari i seancës paraprake”. Ilir Beqaj, Klodina Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj të gjykohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal.

Avokati Ermal Yzeiraj: Unë jam i paqartë për akuzat, pasi prokuroria nuk e ka saktësuar akuzën sepse verbalisht thonë vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal ndërsa me shkrim është shpërdorim detyre. Unë jam i paqartë për çfarë do të mbrohem.

Beqaj: Unë jam përgatitur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Siç më ka arsyetuar për shpërdorim detyre dhe duhet të arsyetoj pse është vjedhje. Ju se keni thënë kurrë këtë akuzë, keni thënë vetëm fjalën pranojmë.

Beqaj: Pa një formulim të saktë të akuzës nuk mund të përgjigjem, në 3 krerë të ndryshëm na kanë venë nene të ndryshme të kodit penal, ne jemi bërë si autoshkollë, unë nuk bëj dot mbrojte efektive pa një akuzë të shkruar.

Spak: Në vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake janë bërë të gjitha argumentimet për ndryshimet e akuzave. Gjyqtari i seancës paraprake ka ftuar prokurorin që të bëjë ndryshim e akuzës, prokurori ka shprehur bindjen e tij në lidhje me këtë situatë. Ne pranuam të ndryshojmë akuzën që të mos krijohet një ngërç procedurial. I pandehuri është njohur me dispozitivin edhe me vendimin e arsyetuar dhe përfundimisht i pandehuri Ilir Beqaj është duke u gjykuar për Vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup i strukturuar kriminal. Mund të vazhdoni!

Pas tërheqjes në dhomë këshillimi GJKKO pranon kërkesën e të gjithë të pandehurve për gjykim të shkurtuar. Vetëm Beqaj nuk e ka kërkuar këtë lloj gjykimi.

GJKKO vendosi rrëzimin e kërkesës  për shpalljen e moskopetencës dhe dërgimin e çështjes për gjykim në një gjykatë tjetër për shkak se akuza për Klodian Rrjepan dhe Ilir Rrapajn është kompetencë e SPAK dhe kjo çështje do të gjykohet bashkë për 8 të pandehurit. Ndërsa Beqaj i vetëm. Ilir Beqaj largohet nga salla e gjyqit pa përfunduar seanca. Prokurorët kërkojnë kohë për të relatuar konkluzionet përfundimtare për këta që u nda.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 qershor ora 10:00 pretenca për 8 të pandehurit me përjashtim të Beqajt që është më gjykim të zakonshëm.

Top Channel