Ish-drejtuesja e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi dhe të akuzuarit e tjerë të përfshirë në Dosjen 5D u shpallën fajtorë.

Keçi u dënua me 1 vit burg, që me gjykim të shkurtuar iu reduktua në 8 muaj heqje lirie, që në përfundim i pezullohet dhe i konvertohet në shërbim prove 16 muaj. Po ashtu, ajo nuk mund të ketë funksione publike për 5 vite.

Teuta Guri, Renaldo Gjerasi dhe Jetjon Mera u dënuan me 9 muaj burg, që në fund iu pezullua dhe iu konvertua në punë në interes publik pa shpërblim për 60 orë. Punën duhet ta mbyllin brenda 6 muajsh.

Nga provat e mbledhura gjatë hetimeve, u provua se Deborah Keçi, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor është dakordësuar me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “V.A.S Konstruksion” sh.p.k për ta shpallur fitues të procedurës së prokurimit që në fazën e përgatitjes së dokumenteve, ende pa u shpallur procedura.

Të pandehurit Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Rejnaldo Gjerazi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, nuk kanë ushtruar në përputhje me ligjin detyrën e tyre për vlerësimin dhe klasifikimin e ofertave, por kanë vlerësuar dhe klasifikuar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik operatorin ekonomik “5D Konstruksion” sh.p.k, i cili ka qenë i paracaktuar për tu shpallur fitues nga e pandehura Deborah Keçi.

Top Channel