
06/06 11:10
SpaceX nisi fluturimin e nëntë provë të Starship nga Starbase në Texas të martën, por raketa hasi probleme në orbitë për shkak të një shpërthimi të përforcuesit pak para se të bëhej ulja në det.
Shpërthimi i parakohshëm çoi në rrjedhje karburanti, që shkaktoi rrotullimin e pakontrolluar të raketës.
SpaceX tha se ekipi i fluturimit kishte humbur kontrollin e qëndrueshmërisë së anijes ndërsa ajo vazhdonte rikthimin në atmosferë.
Në mars, një raketë Starship gjatë fluturimit të saj të tetë shpërtheu pak pasi u lëshua nga Teksasi, duke ndalur fluturimet dhe duke shkaktuar paralajmërime për mbeturinat që mund të binin nga hapësira.
Top Channel