Deborah-Lee Furness flet hapur për dhimbjen pas ndarjes nga Hugh Jackman: Një udhëtim i vështirë dhe shpresë për ringritje

28/05/2025 17:05

Ish-gruaja e Hugh Jackman, Deborah-Lee Furness, ka thyer heshtjen për herë të parë që nga momenti kur paraqiti kërkesën për divorc nga aktori.

“Zemra dhe dhembshuria ime shkojnë për të gjithë ata që kanë kaluar nëpër udhëtimin traumatik të tradhtisë,” tha aktorja 69-vjeçare australiane në një deklaratë për Daily Mail të martën, më 27 maj.

Furness dhe ylli 56-vjeçar i “Deadpool” dhe “Wolverine” u martuan në vitin 1996 dhe njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2023, pas 27 vitesh martesë. Ajo e përshkroi ndarjen si “një plagë të madhe.”

Në fjalën e saj, Deborah-Lee theksoi: “Megjithatë, unë besoj në një fuqi më të lartë dhe se Zoti/universi punon gjithmonë për ne.” Ky besim, sipas saj, e ka ndihmuar të kapërcejë shpërbërjen e martesës së gjatë.

Aktorja shtoi se kjo mënyrë e të menduarit i dha shumë njohuri dhe mençuri. “Edhe kur përballemi me vështirësi të dukshme, ato na çojnë drejt të mirës sonë më të madhe, drejt qëllimit tonë të vërtetë. Mund të dhembë, por në planin afatgjatë, kthimi te vetja dhe të jetuarit brenda dinjitetit, vlerave dhe kufijve tanë është shpengim dhe liri.”

Furness gjithashtu theksoi se “e vetmja gjë” që ka mësuar është se “asgjë nuk është personale.”

“Ne të gjithë jemi në udhëtimin tonë individual dhe unë besoj se marrëdhëniet në jetën tonë nuk janë të rastësishme. Ne tërhiqemi nga njerëzit, i ftojmë ata pranë nesh për të nxjerrë mësimet tona dhe për të njohur e shëruar copat e thyera të vetes… Mbetem mirënjohëse,” përfundoi ajo.

Në fillim të janarit, Hugh Jackman u fotografua duke mbajtur dorën e ish-koleges të tij në “The Music Man”, gjatë një nate të qetë në Santa Monica, Kaliforni.

Top Channel