Çfarë fshihet pas shuplakës ndaj Macron? Zheji në ‘Top Story’: Shpulla tregoi se gruaja e Presidentit të Francës është më e fortë se ai!

28/05/2025 22:21

Një video e kapur nga Associated Press është kthyer në pak sekonda virale në gjithë botën, pasi në të shfaqej presidenti i Francës Emmanuel Macron duke u goditur me shuplakë nga bashkëshortja e tij, Brigitte.

Po çfarë tregon ky gjest për Macron?

I ftuar këtë mbrëmje në Top Story, analisti Artur Zheji tha se kjo dëshmoi shprehjen se “pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e fortë”.

“Ajo ishte e pamohueshme, sepse kur fiksohesh te kamerat… në fillim zyra e shtypit tha se ishte një montazh rus, më pas kur u zbulua se ishte Associated Press që kishte bërë xhirimin, u tërhoq dhe tha se po bënin shaka.

Brigitte u shfaq më në fund si grua e fortë që e mori përdore këtë djalë që në shkollë dhe e çoi drejt presidencës. Pra nuk ka më dyshim që forca e Macron qëndron te gruaja e tij.

Prova që ‘pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë’. Shpulla tregoi se ajo enigma u ça. Ka qenë zonja e parë e Francës më e bullizuar, për shkak të moshës, por ia tregoi Francës mirë se Presidenti i Francës duhet të rrijë ‘gati-tu’ para saj, është më i fortë se ai”, u shpreh Zheji.

Top Channel