Nga një ‘E Kaltër’ te tjetra, Antonio Conte pranë kthimit te kombëtarja italiane pas 10 vitesh, por pengesë është paga Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një deklarate për gazetarët sulmoi ish ministrin e tij Ilir Rusmaili.
Ai e quan atë mercenar pa asnjë normë njerëzore, pasi sipas kreut të PD bllokoi procesverbalet e kërkuara nga komisionerët.
Berisha: Paralajmëroj Ilirjan Celibashin që të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmailit. Një figurë e zhveshur nga çdolloj norme standardi njerëzor, një shërbëtor pa asnjë parim që ka votuar të mos japin procesverbalet e QV kandidatëve apo Partisë Demokratike për Kukësin ku kemi fituar.
Mercenar pa asnjë lloj norme morale, njerëzore bllokon procesverbalet e kërkuara nga komisionerët, kjo nuk është detyrë e tij por e Ilirjan Celibashit, s’ka punë kurrkush, ato i jep ligji, e morët ju vesh, në qarkun që kemi fituar nuk dhanë procesverbalet, e verifikova se thashë është e pamundur, i kërkoj me urgjencë Ilirjan Celibashi të dorëzojë procesverbalet.
Top Channel