Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim, pritet ekstradimi drejt Kazakistanit
28/05/2025 12:05
Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin në Kazakistan.
Si rezultat, në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi nga Kazakistani, A. T., 26 vjeç.
Ai u arrestua me qëllim ekstradimin në Kazakistan, pasi Gjykata për Hetimet Speciale e Almaty, Kazakistan, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Kazakistanit.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese të Kazakistanit, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
Top Channel