Alarm për shëndetin publik, 100 raste me sifiliz! Mjekët: 95% e meshkujve të moshave nga 20 deri në 40 vjeç

28/05/2025 12:10

Alarm për shëndetin publik!

Rritet numri i të rinjve të prekur nga sifilizi, një kërcënim serioz për pasojat e rënda që shkakton por një kambanë alarmi për institucionet pasi ku ka sifiliz ka dhe sëmundje te tjera seksual.

Në një studim të fundit në departament, identifikuam 100 raste në dy vite. 95% e tyre ishin meshkuj dhe mosha nga 20 deri 40 vjeç. Ne e lidhim me marrëdhëniet e shthurura, sjellje të rrezikshme  meshkuj me meshkuj”, shprehet prof. Dr Arjan Harxhi.

Sifilizi është sëmundje seksuale dhe përveçse rriskon shëndetin riprodhues bëhet edhe më i rrezikshëm kur transmetohet nga nëna tek foshnja.

Për herë të parë pas kaq vitesh kemi diagnostikuar edhe tek një grua shtatzënë. Por sifilizi vjen paketë, vjen me rritje te sëmundjeve te tjera seksualisht të transmetueshme dhe po kështu dhe HIV”, shtupoi më tej ai.

Një sifiliz i pa trajtuar çon në lindje me deformime deri në verbim apo paralizë.

Të jep dëmtime neurologjike, probleme kardiovaskuale”, shton më tej Harxhi.

Kjo situatë kërkon ndërhyrje  të  menjëhershme si përsa i përket profilaksisë parandaluese  por të merren masa për ti diagnostikuar në kohë rastet

Duhet të ketë teste të shpejta, të ndërtohet strategji për të ndërhyrë”, përfundoi ai.

Me rritjen e turizmit po lulëzon edhe turizmi seksual i cili  kërkon masa të posaçme për shëndetin e popullatës.

 

Top Channel