Aktori Hugh Jackman akuzohet publikisht për tradhti, bashkëshortja paraqet zyrtarisht kërkesën për divorc

28/05/2025 11:41

Deborah -Lee Farnesh zyrtarisht paraqiti kërkesë për divorc nga Hugh Jackman dy vjet pasi njoftoi ndarjen e tyre.

Në një deklaratë publike, ajo foli akuzoi Jackman për “tradhti”.

Aktorja 69-vjeçare australiane, duke folur ekskluzivisht për Daily Mail, zbuloi gjendjen e saj mendore pas prishjes së martesës gati 30-vjeçare me yllin e “Deadpool & Wolverine”.

“Është një traumë e thellë, por unë besoj se Zoti ose universi, është duke na ndihmuar dhe qëndruar pranë nesh që kemi përjetuar taradhtinë”, është shprehur ajo.

Ish-gruaja e aktorit vazhdoi duke thënë “Ky besim më ndihmoi të përballoja rënien e një martese gati 30-vjeçare. Fitova shumë njohuri dhe mençuri përmes kësaj përvoje. Edhe kur përballemi me rrethana në dukje të pafavorshme, ato na çojnë drejt të mirës sonë më të madhe, drejt qëllimit tonë të vërtetë. Dhemb, por në planin afatgjatë, kthimi te vetja dhe të jetuarit sipas vlerave dhe kufijve tuaj është liri”.

Paraqitja e kërkesës për divorc vjen pas muajsh vonesash, pasi çifti po përpiqej të negocionte ndarjen e aseteve të tyre të përbashkëta, të cilat arrijnë në 250 milionë dollarë.

Top Channel