
Policia e Elbasanit ka dalë me një plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të Turit të 82-të të Çiklistit Ndërkombëtar.
Etapa e parë do të zhvillohet sot, dhe do të nisë në orën 15:30. Ndërsa etapa e dytë do të zhvillohet të mërkurën, në orën 12:00.
Njoftimi:
DVP Elbasan/ Plan Masash për Turin e 82-të Çiklistik Ndërkombëtar.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit, sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik.
Në territorin e qarkut Elbasan, aktiviteti do të zhvillohet në dy etapa, sipas itinerareve dhe orareve si më poshtë:
Etapa e parë– E martë, datë 27.05.2025 – Ora 15:30
Itinerari përshkon:
•Peqin (15:30)
•Bradashesh (15:50)
•Unaza e Elbasanit (16:00)
•Kthim majtas në përfundim të varrezave të qytetit
•Në drejtim të stadiumit “Elbasan Arena”
•Kthim djathtas përballë stadiumit dhe •hyrje në Bulevardin Qendror (Finish – ora 16:50).
Etapa e dytë – E mërkurë, 28.05.2025 – Ora 12:00
Itinerari përfshin:
•Nisja nga Kalaja e Elbasanit (12:00)
•Rrethrrotullimi “Lulet” – Bradashesh (12:04)
•Rrethi i Bradasheshit (12:07)
•Ura e Zezë – Kthesa e Cërrikut (12:24)
•Kthesa e Belshit (12:28)
•Fshati Kajan (12:55)
•Kthesa e Kuçovës (13:20).
Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës, për kufizimet e përkohshme të qarkullimit gjatë zhvillimit të aktivitetit.
Respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë për sigurinë tuaj dhe të sportistëve pjesëmarrës.
Top Channel