
Ish-deputeti i Kuvendit së Kosovës, Gramos Agusholli, i cili ishte duke udhëtuar tranzit për në Slloveni u arrestua nga autoritetet serbe në Merdarë dhe pas disa orësh u lirua.
Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, ai tregon se çfarë ndodhi gjatë arrestimit të tij, teksa për,endi se çfarë i thanë policët serbë për Albin Kurtin sa i përket mosformimit të qeverisë në Kosovë.
“Më thanë që telefoni mund të jetë klonuar. Por për sa kohë s’kam pasur asgjë për të fshehur, nuk është se më shqetëson shumë ajo punë.
Marrja në pyetje ka qenë në ambientet kufitare të policisë së Serbisë. Kur më liruan nuk më thanë asgjë, veç se isha i lirë që të vazhdoja të kaloja. Edhe në kufirin në Kroaci, pata një ndalesë 30 minuta. Momentalisht jam në Zagreb, po shkoj në Slloveni.
Sa i përket faktit që në Kosovë nuk po krijohet dot qeveria, serbët e përmendën që sipas tyre, kryeministri (Kurti) është shumë kokëfortë dhe nuk lëshon pe”, tha Agusholli.
Top Channel