Rrjeti radiofonik NPR ngre padi ndaj administratës Trump për ndërprerjen e financimit publik

27/05/2025 16:37

Një sërë padish janë ngritur kundër administratës së Donald Trump nga organizatat që janë prekur nga vendimet e presidentit amerikan.

Tani, rrjeti publik radiofonik NPR dhe tre stacione publike radiofonike në Kolorado kanë ngritur një padi në përgjigje të urdhrit ekzekutiv të presidentit që parashikon një ulje të fondeve federale për transmetimet publike.

Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në fillim të majit duke udhëzuar agjencinë federale të transmetimit publik, CPB, të ndalonte financimin e dy mediave publike amerikane, rrjetit televiziv PBS dhe stacionit radiofonik NPR, duke i akuzuar këto media se janë të njëanshme. Ky urdhër shkel Amendamentin e Parë, argumenton NPR.

“Qëllimi nuk mund të jetë më i qartë – Urdhri Ekzekutiv synon të ndëshkojë NPR-në për përmbajtjen në lajme dhe programe të tjera që Presidentit nuk i pëlqen”, tha në një deklaratë CEO e NPR-së, Kathryn Maher. “Kjo është hakmarrje, paragjykim i bazuar në opinion, në shkelje të Amendamentit të Parë.”

Sipas njoftimit, në padi po marrin pjesë edhe Aspen Public Radio, Colorado Public Radio dhe KSUT Public Radio.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta