Rama publikon video nga punimet në Teatrin e ri Kombëtar: Gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin

27/05/2025 08:10

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet që po kryhen në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar.

Në një postim në Facebook, krahas videos, ai shkruan se teatri i ri po merr formë dita-ditës, teksa e konsideron gurë të çmuar të Tiranës.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me punën në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar, që po merr formë dita-ditës, si një tjetër gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel