“S’pranova amanet prej saj”, rrëfimi rrëqethës i Agron Llakajt për humbjen e të shoqes: Doja të vdisja, e përcollëm si nuse të bukur
Jennifer Lopez shkaktoi reagime të shumta në rrjet pas një performance shumë të komentuar në “American Music Awards 2025”, të mbajtur të hënën në Las Vegas.
Këngëtarja dhe aktorja u shfaq në skenë me një paraqitje plot pasion, duke puthur balerinët e saj para miliona shikuesve.
Performanca vjen vetëm pak muaj pas ndarjes nga aktori Ben Affleck dhe u pa nga shumë si një tentativë për të lënë pas të kaluarën, megjithëse publiku ishte i ndarë në mendime.
Në skenën madhështore të hapjes, Lopez interpretoi 23 këngë të njohura nga artistë të nominuar, përfshirë hitet “Birds of a Feather” të Billie Eilish, “Espresso” nga Sabrina Carpenter dhe “Texas Hold ‘Em” nga Beyoncé.
Mirëpo, reagimet në rrjet ishin të forta. Performanca u përshkrua nga disa si “e sforcuar”, “e pakëndshme” dhe një “përpjekje e dëshpëruar për vëmendje”. Momenti në të cilin ajo puthi një prej balerinave të saj në skenë u cilësua si “i panevojshëm” dhe “pa shije”.
“Jennifer Lopez e ka humbur busullën plotësisht”-shkruante një përdorues në platformën X (ish-Twitter).
Pavarësisht debatit rreth performancës së J.Lo, nata i përkiste Billie Eilish, e cila dominoi çmimet duke fituar në të gjitha shtatë kategoritë ku ishte e nominuar.
Top Channel