
Marrëdhënia e Justin dhe Hailey Bieber ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit, pas disa postimeve të këngëtarit në rrjetet sociale që ngjallën spekulime dhe konfuzion te fansat.
Fillimisht, Justin publikoi shumë dedikime për Ditën e Nënës rreth Hailey-t. Pak ditë më vonë, ai ndau një tjetër postim për të festuar suksesin e Hailey-t në kopertinën e parë solo të revistës Vogue, por pikërisht ky mesazh shkaktoi një reagim masiv në internet.
“Kjo më kujton kur unë dhe Hailey patëm një zënkë të madhe, dhe i thashë se nuk do të ishte kurrë në kopertinën e Vogue. E di, shumë e ligë… për ndonjë arsye, ndjeva sikur duhet të hakmerresha… Zemër, ti tashmë e di, por më fal që thashë se nuk do e arrije kurrë, sepse e kisha shumë gabim“, shkruante këngëtari në “Instagrsam”.
Pas kritikave të shumta nga fansat, Justin ndryshoi shpejt përshkrimin e postimit në disa emoji, por komentet e para tashmë ishin lexuar dhe përhapur gjerësisht./ TAR
Top Channel