Bruce Willis bëri një paraqitje të rrallë publike të shtunën e kaluar në Los Angeles, ku u pa duke shijuar një shëtitje.

Aktori 70-vjeçar, i cili i ka kufizuar paraqitjet e tij publike pasi u diagnostikua me demencë frontotemporale, u shfaq i relaksuar, i ulur në sediljen e pasagjerit të një SUV-i të zi. Ai kishte veshur një bluzë të gjelbër dhe një kapelë që i mbulonte pjesërisht tiparet e fytyrës.

Dy truproja ishin në krah të tij gjatë gjithë daljes.

Shikoni fotot e publikuara nga Daily Mail

Në të njëjtën kohë, gruaja e tij, Emma Heming Willis, ndau nëpërmjet Instagram Stories pamje nga pushimet e mëparshme dhe një video të re që tregon se si familja është përshtatur me realitetin e tyre të ri. “Ditët e verës në plazh ishin momentet tona të preferuara familjare”, shkroi ajo nën një foto të çiftit me vajzat e tyre, Mabel dhe Evelyn. Në një story tjetër, ajo shkroi: “Dhe ne vazhdojmë t’i shijojmë këto ditë në plazh në një mënyrë të re, të ripërcaktuar, jemi të bekuar dhe ndihem mirënjohës.”

Hemming ka folur publikisht për atë që ka mësuar nga bashkëshorti i saj dhe jeta e tij pas demencës. Libri i saj i ri, i titulluar “Udhëtimi i papritur: Gjetja e forcës, shpresës dhe vetes në rrugën e kujdesit”, pritet të dalë në shitje më 9 shtator. Bruce Willis u tërhoq nga publiku në vitin 2022, kur fillimisht u diagnostikua me afazi, dhe në vitin 2023 familja e tij njoftoi se gjendja e tij kishte përparuar në demencë frontotemporale.

Top Channel