“Meta dhe Kryemadhi, në hall të madh”/ Avokati i kthehet Karamuços: Ish presidenti nuk është i qetë, nuk mundet…

27/05/2025 22:40

Në studion e Top Story, teksa diskutohej për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin si të pandehur nga SPAK, avokati i ish-presidentit Kujtim Cakrani u shfaq i tensionuar.

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se fokusi i tij duhet të jetë te dosja, sepse “Meta dhe Kryemadhi janë në hall të madh”.

Avokati Cakrani u shpreh se Meta nuk mund të jetë i qetë pasi janë montuar fakte kundër tij.

“Ajo që kam parë sot, keni referuar persona të tjerë që do ui dali emri më vonë. Pra qenka në bashkëpunim. Avokati që nis që në fazën hetimore, ai e çon deri në fund se ka një problem të madh. Ajo që t’i lexon nuk është e njëjta me atë që përjeton. Kjo gjuhë që vjen në studio me avokat konkret nuk është e përshtatshme. Z.Meta dhe kryemadhi janë në një hall të madh, u janë komunikuar akuzat. Mos e shpërqendroni vëmendjen. Merruni me atë hall se ka prova pafund aty. E di pse përmendet zonja Rebeka, për ta intimiduar Ismailin. Pse nuk përmendet gruaja e Ismailit që kërkonte kam një dëshmi. Të merren me këta se këta janë dëshmitarët konkret”-u shpreh Karamuço.

“Çështja e z.Meta nisi keq. Nuk ruhet qetësia kur rrëmbehet si bandit në mes të rrugës. Mund t’ia komunikoje ndryshe. Nuk mundet presidenti të jetë normal dhe i qetë. Unë këtu përcjell edhe ato që Presidenti m’i ka thënë. Ju thoni është dosja aty. As prokurorët nuk e dinë se përse është arrestuar. Sot presidenti ka kërkuar një gjë, dua të shkoj në gjyq sa më shpejt. Nuk duhet të ishte presidenti aty, por persona të tjerë për çështjen e lobimit”-u shpreh Cakrani.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta