
Një sy që sheh përtej pamjes, si Armando Babani.
Në një botë ku gjithçka rrjedh shpejt e harrohet lehtë… ekzistojnë disa sy që nuk shikojnë, por ndiejnë. Dhe ndër ta është objektivi i Armando Babanit.
Nga zjarri i protestave në bulevard, te heshtja e ngulitur në fytyrën e një fëmije pas hekurave të një dritareje.
E ndërkohë që politika lëviz me shpejtësi, Babani kap qetësinë para stuhisë… apo ndoshta pas saj.
Çdo shkrepje e tij është një thirrje për kujtesë. Në rrjete sociale, fotot e tij ndahen, komentohen, jetojnë jetë të dyta. Por për të, ato janë vetëm dëshmi.
Në një bisedë rreth 5 fotove më të dashura të karrierës së tij apo më domethënëse, Babani zbuloi për herë të parë fabulën e fotos së kryeministrit Rama duke ngrënë makarona. Ai tregoi se kanë qenë në një ekspozitë së bashku, dhe më pas kanë konsumuar bashkë ushqim, në një tavolinë me shumë veta.
Në këtë moment kur Rama zgjodhi të konsumojë makaronat, shkrepja e Babanit nuk mungoi, ndonëse nuk e kishin menduar se do të bëhej aq virale.
Top Channel