Avioni që transportonte postën në SHBA rrëzohet pak pas ngritjes në ajër, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur (VIDEO) Një qendër argëtimi në Kağıthane të Stambollit është sulmuar me granatë dore.
Si pasojë shtatë persona mbetën të plagosur nga shpërthimi.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:40 në rrugën Park në Kağıthane.
Sipas mediave turke, një granatë dore u hodh nga 2 persona me motoçikletë në katin e dytë të një ndërtese 5-katëshe në rrugë, e cila përdorej si lokal argëtimi.
Si pasojë e sulmit me bombë, 7 persona u plagosën, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Ekipet mjekësore, sigurisë, ekspertë të bombave, operacioneve speciale, kundërterrorizmit dhe zjarrfikës, u dërguan në vendngjarje pas raportimit.
Përveç kësaj, ekipet ekzaminuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të kapur sulmuesit.
Kağıthane’de eğlence mekanına el bombalı saldırı!
Hürriyet Mahallesi’nde bulunan bir eğlence mekanına, plakasız motosikletle gelen 2 kişi el bombası attı.
? Patlamada 3’ü ağır olmak üzere 7 kişi yaralandı.
Olay yerine özel harekat, bomba imha ve terörle mücadele ekipleri sevk… pic.twitter.com/6iNnykuqxV
— SONDAKİKAHABERLERİ (@HABERINKONUMU_) May 27, 2025
Top Channel