
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se politika e tij tarifore synon nxitjen e prodhimit vendas të tankeve dhe produkteve teknologjike dhe jo zhvillimin e industrisë tekstile.
Në një konferencë për shtyp me gazetarët, ai tha se ishte dakord me komentet e bëra më 29 prill nga Sekretari i Thesarit, Scott Besant, se Shtetet e Bashkuara nuk kishin domosdoshmërisht nevojë për një “industri tekstili në lulëzim”, komente që tërhoqën kritika nga Këshilli Kombëtar i Organizatave të Tekstilit.
“Ne nuk synojmë të bëjmë atlete dhe bluza. Ne duam të bëjmë pajisje ushtarake. Ne duam të ndërtojmë gjëra të mëdha. Ne duam të ndërtojmë inteligjencë artificiale. Nuk kam ndërmend të prodhojmë bluza, për të qenë i sinqertë. Nuk kam për qëllim as çorape. Ne mund ta bëjmë këtë shumë mirë në vende të tjera. Ne po synojmë të prodhojmë mikroprocesorë, kompjuterë dhe shumë gjëra të tjera, si dhe tanke dhe anije“, tha Trump.
Shoqata Amerikane e Veshjeve dhe Këpucëve (AAFA) i përgjigjet komenteve të Trump se tarifat nuk janë të mira për industrinë. “Më shumë tarifa do të nënkuptojnë kosto më të larta për prodhuesit amerikanë dhe çmime më të larta që do të dëmtojnë konsumatorët me të ardhura më të ulëta.”, u shpreh presidenti i shoqatës së veshjeve dhe këpucëve.
Top Channel