Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara, arrestohen në Qafë Thanë tre shtetas nga Sri Lanka

26/05/2025 12:25

Tre shtetas nga Sri Lanka janë ndaluar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, pasi u kapën në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara.

Ata posedonin leje qëndrimi të lëshuara në Itali, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Pas kontrolleve të kryera dhe verifikimeve të mëtejshme, shtetasit N. L., 57 vjeç, A. K., 51 vjeç, dhe K. W., 36 vjeç, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Dokumentet e dyshuara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë, në një rast tjetër, në fshatin Goricë të Pogradecit, u kap një tjetër shtetas shqiptar, M. B., 37 vjeç, nga Grabovica, ndërsa tentonte të kalonte ilegalisht kufirin shtetëror. Për të ka nisur një procedim penal për veprën “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Autoritetet vijojnë kontrollet për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme dhe garantimin e sigurisë në pikat kufitare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta