Telefonata Trump-von der Leyen, Komisioni Evropian: Negociatat me SHBA, vazhdojnë! Propozimi “zero-në-zero” për tarifat, në tryezë

26/05/2025 15:52

“Ishte një telefonatë e mirë në të cilën u ra dakord të vazhdoheshin bisedimet”, tha zëdhënësja e Komisionit Paola Pinault, për bisedën telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Pinault iu referua negociatave midis dy palëve, duke thënë se “ato janë të ndërlikuara dhe kërkojnë kohë. Gjëja pozitive është se ka angazhim për bisedimet”.

Zëdhënësi e Komisionit Evropian për çështjet tregtare, Olaf Gill, nuk pranoi të bënte një deklaratë në lidhje me pakënaqësinë e Trump me ritmin e negociatave, duke deklaruar se ai dëshiron të rrisë tarifat ndaj Bashkimit Evropian me 50%.

Ne po përqendrohemi në bisedimet e mira si kjo e sotme midis Komisionerit Evropian të Tregtisë Maro Šefković dhe Howard Lutnick, Sekretarit të Tregtisë të SHBA-së, të cilat do të zhvillohen sot”, tha Grill.

Sipas tij, BE-ja ka vënë në tryezë tarifa zero reciproke, ndërsa vazhdon të punojë për kundërmasat.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta