Spitali Universitar i Milanos sjell teknikat e avancuara të onkogjinekologjisë në Tiranë, Rama: Mjekët e rinj do përfitojnë…

26/05/2025 12:58

Në bashkëpunim me Spitalin Universitar “Filippo del Ponte” Varese në Milano, në Spitalin niversitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” do të adaptohen teknikat më të avancuara të onkogjinekologjisë.

Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama i cili shkruan se mjekët e rinj do të përfitojnë nga eksperienca e profesionistëve italianë, duke përmirësuar edhe më shumë trajtimin shëndetësor të pacientëve me diagnoza të ndryshme.

Teknikat më të avancuara të onkogjinekologjisë do të adaptohen në protokollet shëndetësore të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, një partneritet i mjekëve shqiptarë dhe stafit të Spitalit Universitar “Filippo del Ponte” Varese në Milano, që do të vijojë më tej edhe me specializime të vazhdueshme të mjekëve të rinj, të cilët do të përfitojnë nga eksperienca e profesionistëve italianë, duke përmirësuar edhe më shumë trajtimin shëndetësor të pacientëve me diagnoza të ndryshme“-thuhet në reagimin e Ramës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta