Infektimi i 17 fëmijëve me salmonelë në Gramsh, kryebashkiaku Ajazi: Ushqimi furnizohet nga një kompani dhe gatuhet në kopsht

26/05/2025 11:49

Kryebashkiaku i Gramshit, Besion Ajazi në një konferencë për mediat ka folur lidhur me infektimin e 17 fëmijëve me salmonelë në një kopsht publik të qytetit.

Ai shprehet se ushqimi gatuhet brenda në ambientet e kopshtit, ndërsa lidhur me rastin ende po hetohet.

“Ushqimi nuk funksionon me katering, por me furnizim nga një kompani dhe me gatim në ambientet e kopshtit me kuzhinier që prej vitesh ushqejnë vogëlushët. Bashkia ka përgjegjësitë e veta, përgjegjësia jonë është në momentin që bëhet furnizimi ne kërkojmë fletën e analizave. Më intereson shumë gjendja shëndetësore e vogëlushëve dhe gjendja shpirtërore e prindërve dhe asgjë tjetër që lidhet me protagonizmin e ndonjë palaçoje politike.

Nuk mundet që kryetari i bashkisë të dijë vlerën e tenderit. Procedura është e rregullt, institucionet janë të mirëpritura të kontrollojnë procedurat. Jemi në ditët e fundit, besoj se nuk do kemi raste të tjera”-u shpreh Ajazi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta