
Një 53-vjeçar britanik nga zona e Liverpool-it është arrestuar, si autori i dyshuar i ngjarjes gjatë paradës së fitores së skuadrës së futbollit.
Kjo vjen pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish gjatë paradës së fitores së Liverpool FC në Premier League. Nuk është e qartë nëse ai është shoferi i automjetit.
Policia ka kërkuar të mos spekulohet për këtë ngjarje, teksa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
“Ne do t’u kërkonim njerëzve të mos spekulojnë mbi rrethanat e incidentit të sonte në Water Street në qendër të qytetit të Liverpool-it. Mund të konfirmojmë se burri i arrestuar është një britanik i bardhë 53-vjeçar nga zona e Liverpool-it. Po kryhen hetime të gjera për të përcaktuar rrethanat që çuan në aksident”, njoftoi policia.
Top Channel