
Tryezë diskutimi për kushtet e punës së gazetarëve: AMA dhe Inspektorati i Punës bëjnë bashkë përfaqësues të industrisë mediatike audiovizive, gazetarë dhe shoqëri civile
15/07 16:44
Qarku i Korçës po përjeton efektet e moshimit të popullatës.
Nga censi i vitit 2023 rezultoi se thuajse gjysma e popullsisë i përket moshës mbi 60 vjeç ndërsa faktorët kryesorë të plakjes së popullsisë mbeten ulja e lindshmërisë dhe emigracioni.
Në hapësirat publike në qytetin e Korçës dominojnë të moshuarit të cilët thonë se fëmijët i kanë kryesisht në emigracion. Ata tregojnë se përveç ndihmës financiare që u vjen nga fëmijët, për nevoja të përditshmërisë apo kujdes në raste shëndetësore më së shumti mbështeten tek njëri – tjetri.
Sipas INSTAT nga 173 mijë banorë që jetojnë në qarkun e Korçës më tepër se 56 mijë i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç.
Top Channel