Seanca ndaj Xhevdet Plakut dhe 6 të tjerëve! Ndaj Alfred Hasanajt kërkohet caktimi i masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”

25/05/2025 13:22

Pas mbërritjes së dy të arrestuarve të tjerë që nuk janë mbajtur në Durrës, nisi seanca ndaj Xhevdet (Kis) Plaku, Flobens Meçja, Voltan Xhani dhe katër shtetasve të tjerë.

Ndaj Alfred Hasanajt kërkohet caktimi i masës së sigurimit personal: “Detyrim paraqitjeje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Të pandehurit dhe mbrojtja ligjore:
•Xhevdet Plaku, nga fshati Romanat, banues në Golem, i martuar, me arsim 8-vjeçar. Përfaqësohet nga avokatja Melina Gjeta (Dhoma e Avokatisë Tiranë).
•Flobens Meçja, lindur në Shkodër dhe me banim në Elbasan, përfaqësohet nga avokati Aldo Shkembi.
•Voltan Xhani, nga Përmeti, banues në Bathore, me arsim 8-vjeçar, i mbrojtur nga avokatja Melina Gjeta.
•Jugert Xhani, nga Përmeti, banues në Tiranë, me arsim të lartë (stomatolog), i përfaqësuar nga avokati Elton Hysenaj.
•Oltion Hasanaj, nga Mamurrasi, me banim në Tiranë, me arsim 8-vjeçar, i përfaqësuar nga Melina Gjeta.
•Alfred Hasanaj, nga Mamurrasi, jeton në SHBA, me arsim 8-vjeçar, me shtetësi shqiptare dhe britanike, i përfaqësuar nga avokati Benet Kumbari.
•Fatjon Qesja, nga Tirana, me banim në Gjermani, me arsim të mesëm, i përfaqësuar nga avokati Gjon Huli.
Seanca nisi me vonesë për shkak të vonesës në shoqërimin e të arrestuarve.
Mbrojtja kërkoi të njihet me masat e kërkuara nga Prokuroria, ndërsa tre prej avokatëve kërkuan zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura. Prokurorja pranoi kërkesën, duke theksuar se çështja ndodhet në kuadër të sekretit hetimor.
Gjyqtari Sokol Mara vendosi zhvillimin në vijim të seancës me dyer të mbyllura. Seanca u ndërpre për pak minuta

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta