Përmbytje masive në Australi! Konfirmohen 5 viktima, shkatërrohen mbi 10 mijë shtëpi e biznese

25/05/2025 14:31

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur pa banesa nga përmbytjet masive të ditëve të fundit në Australi.

Katastrofa natyrore u regjistrua në pjesën juglindore të vendit, duke shkatërruar mbi 10 mijë prona, shtëpi, biznese e ambiente.

“Vlerësimet fillestare tregojnë se të paktën 10,000 prona kanë pësuar dëme për shkak të përmbytjeve të papara”, thanë shërbimet e emergjencave në një njoftim për shtyp.

Kryeministri i vendit, Anthony Albanese, i cili u detyrua të anulonte vizitën e tij në Taree të premten për shkak të përmbytjeve, tha se ishte “e tmerrshme të dëgjoje lajmin për humbje jetësh”.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati, duke përmbytur zona të gjera dhe duke u kthyer në rrezik për të paktën 50,000 banorë, shumë prej të cilëve u vendosën në çatitë e ndërtesave, ndërsa prisnin ndihmë nga ekipet e shpëtimit.

Australia është goditur nga ngjarje ekstreme të motit vitet e fundit. Pas thatësirës dhe zjarreve shkatërruese në fund të dekadës së kaluar, përmbytjet masive kanë shkaktuar kaos që nga fillimi i vitit 2021.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta