
Momente tensionesh ka pasur në “Goca dhe Gra”, teksa Gerta po fliste për xhelozinë në shoqëri apo edhe në punë.
Kleoniki Delijorgji u shpreh se nuk është aspak dakord me argumentimin e Gertës, duke shtuar se ‘Nëse ndjenja e xhelozisë tek ty nuk ekziston fare, nuk e shikon tek tjetri.’
Më tej Gerta shtoi se nuk kishte ndërmend të mbronte tezën e saj.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Gerta: Qëllimet ndryshojnë gjatë jetës. Kur nis dhe mendon për karrierën tende, shoqëria ngelet pak mënjanë dhe kjo keqkuptohet. Unë ia vë pak fajin xhelozisë, në këtë aspekt, më pas shoh që krijohen ambientet e punës, është shoqëria interesash, unë nuk u besoj dot.
Kleoniki: Jo nuk jam dakord fare!
Gerta: Unë nuk u besoj dot këtyre lloj shoqërish, sepse ndjenja e xhelozisë tek unë nuk ekziston fare.
Kleoniki: Nëse ndjenja e xhelozisë tek ty nuk ekziston fare, nuk e shikon tek tjetri. Se çfarë shikonim nga jashtë je ti, një reflektim, nuk je si të shikosh diçka nga jashtë që nuk e ke përbrenda vetes.
Gerta: Kurrë nuk mendoj se unë jam më e mirë se shoqja.
Egla: Nëse unë shoh xhelozi te shoqja, do të thotë se e njoh xhelozinë.
Gerta: Nuk e mbroj fare këtë tezë Kleoniki!
Top Channel