Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

25/05/2025 19:20

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në një intervistë me gazetën Corriere della Sera, deklaroi se pavarësisht mesazheve pozitive, siç është lirimi i pengjeve, lufta në Ukrainë nuk do të mbarojë së shpejti.

“Gjithmonë kam thënë se lufta nuk do të mbarojë para fundit të vitit. Putini ka ngritur një makinë lufte. Tani ai duhet të pranojë se rruga është ajo e negociatave dhe paqes”, shtoi kreu i diplomacisë italiane.

“Ne duhet të shqyrtojmë të gjitha rrugët. Ne duhet të punojmë drejt një armëpushimi dhe pastaj drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, edhe nëse ndërkohë bombat vazhdojnë të bien, sepse duhet të jemi realistë”, tha Tajani për gazetën e Milanos.

Duke iu referuar situatës humanitare në Gaza, ai theksoi se vendi i tij nuk beson se nëse zgjedh të tërheqë ambasadorin e saj në Izrael, linja e Netanyahut do të ndryshojë dhe shtoi: “E kemi thënë që nga fillimi dhe po e themi gjithnjë e më me zë të lartë: mjaft me reagimet ushtarake të pakontrolluara, mjaft me viktimat midis popullatës civile”.

Antonio Tajani shpjegoi se Italia e miratoi këtë qëndrim specifik, duke qenë një mike e Izraelit dhe me dëshirën që “kritikat legjitime ndaj një qeverie të mos çojnë në fenomene të turpshme dhe të reja të antisemitizmit”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta