Kishin mbetur në det të hapur pasi veliera kishte pësuar defekt, roja bregdetare e Vlorës shpëton dy turistët
25/05/2025 20:16
Policia Kufitare e Vlorës dhe Roja Bregdetare i kanë shkuar në ndihmë dy shtetasve të huaj që lundronin me një veliere, e cila kishte pësuar defekt në motor dhe kishin mbetur në det të hapur.
Mjeti lundrues i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi është nisur drejt koordinatave të dhëna, për të bërë të mundur lokalizimin dhe ndihmën ndaj dy shtetasve, të cilët rrezikoheshin edhe për shkak të dallgëve.
Pavarësisht kushteve të vështira, pas disa orësh ndërhyrjeje dhe në koordinim e bashkëpunim me ekuipazhin e Rojës Bregdetare, u bë e mundur shoqërimi i velieres dhe drejtimi i saj i sigurt në gjirin e Portopalermos.
Policia bën me dije se dy shtetasit e huaj ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Top Channel