“Armëpushim tani!”/ Pas sulmit rus në Kiev reagon i dërguari i Trump: Vrasja e grave dhe fëmijëve ne shtëpitë e tyre është…

25/05/2025 19:46

Pas një sulmi të madh rus ndaj Ukrainës që vrau të paktën 12 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë gjatë natës, ka reaguar i dërguari i Trump për Ukrainën, Keith Kellogg.

Keith Kellogg ka shkruar në mediat sociale për të dënuar bombardimet e Moskës.

“Vrasja pa dallim e grave dhe fëmijëve natën në shtëpitë e tyre është një shkelje e qartë e Protokolleve të Paqes të Gjenevës të vitit 1977, të hartuara për të mbrojtur të pafajshmit. Këto sulme janë të turpshme. Ndaloni vrasjet. Armëpushim tani”, shkroi ai në X.

Top Channel