Një konflikt mes dy shtetasve në fshatin Panaja është parandaluar në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda. Njëri prej të përfshirëve, 28 vjeçari K.B., u arrestua pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka goditur me thikë një 34-vjeçar, B.B., si dhe i ka dëmtuar automjetin.

Nga ana tjetër, 34-vjeçari është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka kanosur 28-vjeçarin me një armë gjahu pa leje dhe i ka dëmtuar automjetin e tij. Arma e gjahut është sekuestruar si provë.

Shtetasi i plagosur ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta