
Stephen Graham, aktori i cili luante babain e Jamie në serialin “Adolescence” ka shprehur këndvështrimin e tij lidhur me sezonin e dytë.
Seriali, i cili nuk pritj të kishte këtë sukses, ka arritur mbi 100 milionë shikime në Netflix dhe producentët po bisedojnë lidhur me “Adolescence 2”. “Është ende një mundësi”, tha Graham për Variety.
Megjithatë, është i vetëdijshëm se ky lloj suksesi nuk vjen dy herë. “Kjo ndodh një herë në jetë. Nëse do ta vazhdonim, do të më pëlqente ta vazhdoja? Plotësisht me një histori të re? Po”-thotë ai. Me gjasë, do të përqendrohen në një familje të re. Ajo e Katie duket se përjashtohet, edhe pse në serial ishte një këndvështrim që nuk u shfaq.
“Nëse do të ishim në një dramë të zakonshme, do ta shihnim nga perspektiva e Katie dhe do të shihnim ç’po ndodhte më pas me familjen e saj. Por ndjeva se e kemi parë këtë. E kemi parë shumë herë. Por nuk kemi parë këtë”-thotë ai dukej vijuar se kjo anë ishte e prerë dhe e qartë: Doja të sigurohesha se Jamie nuk vinte nga një ambient familjar me nënën e alkoolizuar, baba të dhunshëm apo se ishte ngacmuar nga ndonjë i afërm. Pa dashur të shpreh mungesë respekti, por këto janë gjërat që ndodhin në dramat e zakonshme që janë të kuptueshme. Doja ta shkundja paksa kutinë dhe të shihja ç’mund të gjenim aty.
Top Channel