Ukrainasit sulmojnë fabrikën e rëndësishme të Putinit, lëndohen 8 persona, ndalon puna

23/05/2025 22:14

Dronët ukrainas sulmuan një fabrikë të madhe ushtarake ruse në qytetin Yelets, duke shkaktuar një zjarr që ka bërë që të ndalet puna në objekt, i cili ka një rol të rëndësishëm në zinxhirin ushtarak-industrial rus.

Objektivi i sulmit ishte fabrika Energija në rajonin Lipetsk, konfirmuan autoritetet lokale dhe burimet ukrainase.

Fabrika prodhon bateri dhe sisteme energjetike që përdoren në pothuajse të gjitha degët e industrisë mbrojtëse të Vladimir Putinit.

Ministria ruse e mbrojtjes raportoi se gjatë natës së tretë me radhë të sulmeve janë rrëzuar të paktën 112 dronë ukrainas.

Guvernatori i Lipetsk, Igor Artamonov tha se rrëzimi i dronëve shkaktoi zjarr në zonën industriale dhe u lënduan tetë persona.

Një dron goditi çatinë e një ndërtesë banimi dhe dëmtoi 20 apartamente, por nuk pati viktima.

Artamonov nuk përmendi emrin e fabrikës, por mohoi pretendimet për rrjedhje të kimikateve të rrezikshme.

Qendra ukrainase për luftimin e dezinformimit njoftoi se pas sulmit fabrika ndaloi punën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta