Tragjedi në San Diego! Gjashtë të vdekur në rrëzimin e avionit privat, mes tyre edhe dy yje të Rock & Roll-it

23/05/2025 10:47

Një tragjedi e madhe ka tronditur komunitetin muzikor dhe qytetin e San Diegos, pas rrëzimit fatal të një avioni privat ku humbën jetën gjashtë persona.

Ndër viktimat janë edhe ish-bateristi i grupit të njohur The Devil Wears Prada, Daniel Williams (39 vjeç), dhe ish-menaxheri i grupit Sum41, Dave Shapiro (42 vjeç).

Williams kishte postuar pak para nisjes një histori në Instagram nga kabina e avionit Cessna 550, duke treguar se po fluturonte drejt San Diegos së bashku me Shapiro-n. Por rreth orës 3:45 të mëngjesit (ora lokale), aeroplani është përplasur në një zonë banimi, pasi u përfshi nga mjegulla e dendur.

Sipas raportimeve fillestare, aeroplani humbi kontrollin dhe u përplas në disa shtëpi dhe makina që shpërthyen në flakë. Dëshmitarët raportuan për shpërthime të forta, ndërsa disa banorë u dërguan në spital me lëndime.

Të gjashtë personat në bord u konstatuan të vdekur në vendngjarje.

Miqtë, fansat dhe komuniteti muzikor u shprehën me dhimbje në rrjetet sociale. Grupi The Devil Wears Prada shkroi në Instagram: “Pa fjalë. Të kemi borxh gjithçka. Të duam përgjithmonë.”

Agjencia e Dave Shapiro-s, Sound Talent Group, i dha lamtumirën menaxherit të tyre, duke vlerësuar rolin e tij kyç në karrierën e shumë artistëve të njohur, përfshirë Vanessa Carlton dhe Sum41.

Shapiro ishte gjithashtu pilot i trajnuar dhe instruktor fluturimi me përvojë të gjatë, por arsyeja pse nuk arriti të fluturonte në kushte të këqija atmosferike ende nuk është përcaktuar nga autoritetet.

Hetimet për shkaqet e rrëzimit vazhdojnë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta